RTSH Sport Live

Muça: Tek Tirana luajnë lojtarë që nuk e meritojnë

  • 26/11/2020
  • |
  • Abissnet Superiore
Muça: Tek Tirana luajnë lojtarë që nuk e meritojnë
Specialisti i studios së Rubrikës Sportive në RTSH Sport mendon se bardheblutë nuk kanë vetëm probleme dëmtimesh

Specialisti i studios së Rubrikës Sportive në RTSH Sport mendon se bardheblutë nuk kanë vetëm probleme dëmtimesh. Ja disa nga temat që Shkëlqim Muça ka dhënë opinionin e vet.

“Tirana ka probleme”…

Nuk fitoi Tirana se nuk e meritoi. Nuk ka stofin e një ekipi kampion. Ekipi është transformuar, sulmi po ashtu. Ka lojtarë që zëvendësojnë ata që mungojnë që nuk i kanë cilësi të luajnë me Tiranën. Shumë pak po shikojmë nga Tirana e sezonit të kaluar. Ka nevojë për shumë punë aty brenda. Ekipi është akoma i palidhur dhe nuk ka një bosht. Me Bylisin mund të kishte 3 rezultate ndeshja. Ka thënë Muça për ndeshjen Tirana- Bylis

Për Partizanin…

Partizani kontrollohet mirë nga trajneri Daja. Ka bërë lojtarë me vlera ata që dështuan sezonin e shkuar. Duket që është punuar sepse ka lojë. Kote po luan shumë mirë në atë rol

Për Teuta - Vllaznia

Vllaznia kishte korrigjuar gabimet që kishte bërë me Tiranën, sidomos në mbrojtje. Duket që punojnë. Është ekip kompakt dhe u duke edhe në Durrës. Teuta nuk po vë ende në efiçencë lojtarët cilësorë. Bregu nuk është lidhur ende me pjesën tjetër të ekipit. Edhe mesfushorët nuk janë penetrues, që të zënë hapësirat e lëna bosh nga sulmuesit. Edhe lojtarët anësorë nuk ndihmojnë në fazën sulmuese. Duhet të punojë Teuta me fazën sulmuese, sepse nuk është e lehtë. Goli nuk vjen dot spontanisht.

Kukësi – Laçi

Kukësi përveç golit nuk është se bëri shumë. Laçi kishte shumë raste dhe disa momente nuk ishte në ekulibër se donte me patjetër të barazonte, ndërkohë që Kukësi nuk u interesua që ta kapte në befasi.