RTSH Sport Live

Muller në fushë kundër Barcelonës, hajdutët i plaçkisin shtëpinë

  • 14/09/2022
  • |
  • Të tjera
Muller në fushë kundër Barcelonës, hajdutët i plaçkisin shtëpinë
I janë vjedhur sende me vlerë 500 mijë euro. Dy hajdutë u arratisën

Sulmuesit të Bayern, Thomas Muller, i vodhën shtëpinë teksa ishte në fushë në Allianz Arena në ndeshjen kundër Barcelonës dita e dytë e fazës së grupeve në Champions League. Një surprizë e keqe për Muller, pikërisht në ditëlindjen e tij të 33-të.

Policia tha se në një vilë në Otterfing, një fshat në jug të Mynihut, janë vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë për një shumë prej rreth 500 mijë euro. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e pronarit, por sipas gazetës së njohur gjermane Bild, vila është e sulmuesit bavarez.

Ndonëse policët kanë mbërritur vetëm pak minuta pas vjedhjes, dy hajdutë kanë arritur të arratisen dhe për momentin, pavarësisht nga kërkimet,  kanë humbur gjurmët.