RTSH Sport Live

Mundja, tjetër Botëror në Tiranë

  • 04/09/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Mundja, tjetër Botëror në Tiranë
Kampionati për moshat deri në 23 vjeç në tetor në Shqipëri, ashtu si më 2024-ën

Kampionati Botëror i mundjes për moshën deri në 23 vjeç edhe për vitin 2023 do të zhvillohet në Tiranë. Ky është lajmi që ka marrë Federata Shqiptare e Mundjes, ndërsa një lajm i tillë është njoftuar nga presidenti i Unionit Botëror të Mundjes, Nenad Laloviç, i cili të hënën ka lajmëruar presidentin Sahit Prizreni.

Ky kampionat Botëror do të zhvillohet më 23-29 tetor, ndërsa Shqipëria, të paktën edhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, ka mundur kandidaturën e Finlandës për shkak të problemeve që kishte në organizim. Edhe më 2024-ën i njëjti Botëror do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa nuk duhet harruar se në qershorin e këtij viti me plot sukses u organizua Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç. Por sukseset në rritje në arenën ndërkombëtare kanë ardhur dhe nga organizimi perfekt i turneut “Muhamet Malo”.

Një rritje e besueshmërisë tek ndërkombëtarët, që sjell një mori aktivitetesh, ndërsa mundja shqiptare vijon të çojë paralelisht organizimin me rezultatet sportive, të paktën kjo me të rriturit me një shembull si Zelimkan Abakarov.