RTSH Sport Live

Mundje/Bajram Sina, i bronztë në Europian

  • 23/05/2021
  • |
  • Të tjera
Mundje/Bajram Sina, i bronztë në Europian
Në Kampionatin e moshës deri në 23 vjeç, Paris Karepi renditet i pesti

Mundja shqiptare ka bërë një përfaqësim dinjitoz në Kampionatin Europian të moshës deri në 23 vjeç, i cili është zhvilluar në Shkup të Maqedonisë. Paris Karepi i peshës 125 kilogram arrin të renditet i pesti duke qenë shumë pranë medaljes së bronztë.

E atë që nuk arriti Karepi e mbërrin Bajram Sina në mundjen klasike në peshën 55 kilogram, duke marrë medaljen e bronztë,  që është një sukses shumë i madh për sportin e tapetit në vend. Kështu konfirmon dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, i cili ka treguar se Shqipëria ka shkuar me ekip të plotë, i cili premton një perspektivë të mbarë për sportin e tapetit.

Tanimë është radha e aktiviteteve kombëtare, por dhe ndërkombëtare në vazhdim, ndërsa mundja e ka nisur mbarë vitin 2021.