RTSH Sport Live

Mungesa e rezultateve, Patushi largohet nga Burreli

  • 01/12/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Mungesa e rezultateve, Patushi largohet nga Burreli
Vendi i 10-të dhe katër ndeshje pa fitore, drejtuesin ndërpresin bashkëpunimin

Katër ndeshje rradhazi pa fitore. Saimir Patushi nuk do të jetë më trajneri i Burrelit. Pas një takimi me drejtuesit e klubit matjan, drejtori teknik Klevis Gjoka ka kërkuar tërheqjen e tij, gjë që është pranuar edhe nga vetë Patushi. Barazimi në shtëpi ndaj Lushnjes komplikoi jo pak situatën e skuadrës matjane që ka rrëshkitur në klasifikim dhe tani ndodhet në vendin e 10-të në kuotën e 13 pikëve, pranë skuadrave që diskutojnë mbijetesën.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Patushit por ajo që dihet zyrtarisht është se ai nuk do ta drejtojë më në pjesën e mbetur të kampionatit, skuadrën matjane.