RTSH Sport Live

Muriel show, Atalanta kualifikohet. Liverpool, 1-1 me Midtjylland

  • 09/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Muriel show, Atalanta kualifikohet. Liverpool, 1-1 me Midtjylland

Atalantave di të përballojë presionin, vuajtjet dhe në fund… arrin të kualifikohet për në raundin e dytë të Champions League për të dytin sezon radhazi. Të besuarit e trajnerit Gasperini kanë arritur që në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Grupi D, të marrin një fitore 1-0 në Amsterdam përballë Ajax. Për ti dhënë shkëlqimin e duhur surprizës së bukur të Champions ka menduar Muriel, i cili u aktivizua si zëvenësues dhe arriti të shënojë në minutën e 85-të golin e kualifikimit. Atalanta do të vazhdojë në Champions, Ajax në Europa League.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Midtjylland. Një ndeshje sa për statistikë, pasi anglezët e kishin siguruar vendin e parë, ndërsa vendasit asnjë rezultat nuk i shpëtonte nga vendi I fundit. Salah shënoi që në minutën e parë për Liverpool, ndërsa për vendasit shënoi Scholz 62’.

RENDITJA/GRUPI D

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Liverpool

6

4

1

1

10

3

+7

13

2

Atalanta

6

3

2

1

10

8

+2

11

3

Ajax

6

2

1

3

7

7

+0

7

4

Midtjylland

6

0

2

4

4

13

-9

2