Në një intervistë për ‘Times’, Josè Mourinho foli për Euro 2020 duke përpiluar renditjen e tij personale të favoritëve. "Nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë në Kampionatin Europian - shpjegoi Special One -. Për mua Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Spanja, Anglia, Portugalia janë të gjitha në të njëjtin nivel".
"Ronaldo? Ai i vendos vetes një qëllim dhe bën gjithçka për të arritur atje. Për shembull, tani dëshiron të mposhtë rekordin e Ali Daei. Ai është në 109, Cristiano në 104 - shtoi ai. Ai nuk do të largohet nga ekipi kombëtar pa e arritur objektivin. Kështu është".
"Unë kam respektin më të madh për të, por jo vetëm për të – ka theksuar portugezi. Gjithashtu, edhe për lojtarë si Ibrahimovic ose dikush si Pandev. Ai ishte lojtari im kur fituam tripletën dhjetë vjet më parë, tani ai shkon në Kampionatin Europian në moshën 38 vjeçare".