RTSH Sport Live

Murinjo “kryqëzon” skuadrën rezervë

  • 23/10/2021
  • |
  • Itali
Murinjo “kryqëzon” skuadrën rezervë
Trajneri i Romës kritikoi ashpër ekipin pas disfatës në Norvegji

Roma në kaos dhe Jose Mourinho është në qëndër të furtunës që ka përfshirë skuadrën pas humbjes turpëruese 6-1 në Norvegji nga Bodoe Glimt. Corriere Dello Sport zbulon disa pasazhe nga tensioni i krijuar në dhimat e zhveshjes në përfundim të ndeshjes ku trajneri luzitan nuk i ka kursyer kritikat për lojtarët që hodhi në fushë që nga minuta e parë, mes të cilëve edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla.

I blerë për rreth 30 milionë Euro një vit më parë nga Verona, shtatlarti kuqezi po gjen përherë e më pak hapësira në formacionin e “Special One” dhe transferta e Norvegjisë e largon edhe më shumë atë nga klubi kryeqytetas. “Mes jush ka lojtarë që nuk do të meritonin të luanin as në Norvegji apo Serie B”, mësohet t’u ketë thënë Mourinho të tijve, duke ua bërë të ditur se gjatë këtij sezoni minutat në këmbët e tyre do të jenë të numëruara.

Pak orë pas mbërritjes nga Veriu i largët, trajneri nuk kurseu asnjë nga lojtarët duke zbritur në fushën stërvitore për të përgatitur ndeshjen kundër Napolit kryesues. Ai ka kërkuar që 12 apo 13 lojtarët që i cilëson si bosht të skuadrës së tij, të reagojnë me në paraqitje dinjitote ndaj skuadrës së ish-it Spalletti që do të kërkojë në “Olimpico” suksesin e nëntë rresht. Në të njëjtën kohë, presidenti Friedkin ka nisur punën për forcimin e grupit që në muajin Janar me shpresën e disa emrave të panevojshëm për të arkëtuar sa më shumë.