RTSH Sport Live

Muriqi, gol dhe asist në fitoren e Majorkës

  • 18/02/2023
  • |
  • Spanjë
Muriqi, gol dhe asist në fitoren e Majorkës
Asistoi në golin e parë dhe shënoi të katërtin në fitoren 4-2 ndaj Villarreal

Vazhdon forma e mirë e Vedat Muriqit me skuadrën e tij, Mallorca, e cila në javën e 22-të të La Ligës arriti të mposhtë Villarreal me rezultatin 4-2. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës asistoi në shënimin e golit të parë të shënuar në minutën e 20-të nga Kadewere. Dalja me karton të kuq e Trigueros e bëri akoma më të vështirë pwr Villarreal, por që në minutën e 43-të arriti të vendosë barazpeshën me Morales.

Mallorca arriti edhe njëherë avantazhin në fundin e pjesës së parë me Rodriguez, ndërsa pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë erdhi edhe njëherë barazpesha me firmën e Chukwueze. Rodriguez në minutën e 56-të shënoi golin e dytë personal dhe solli edhe njëherë avantazhin e skuadrës vendase, ndërsa në minutën e 63-të është Muriqi që shënon dhe kompleton fitoren 4-2 të skuadrës së Mllorca-s.