RTSH Sport Live

Muriqi, i “dënuar” për të qëndruar tek Lacio

  • 27/06/2022
  • |
  • Itali
Muriqi, i “dënuar” për të qëndruar tek Lacio
Sulmuesi i Kosovës, i destinuar për tu bashkuar me bardhekaltërit në grumbullim

Vedat Muriqi po shijon pushimet me familjen e tij pas gjashtë muajsh në huazim te Mallorca. Negociatat mes klubit spanjoll dhe Lazios nuk kanë marrë asnjëherë ngritje të plotë: distanca ndërmjet kërkesës dhe ofertës është shumë e madhe, zgjidhja duket shumë larg. Dhe kështu sulmuesi është gati t'i përgjigjet grumbullimit në Auronzo di Cadore. Që të dielën e 3 korrikut ai duhet të paraqitet për kontrolle mjekësore.

Dekreti i Rritjes mund ta shtyjë Lazion të mbajë ‘Piratin’ të paktën deri në janar, kur të kenë përfunduar dy vitet e qëndrimit në Itali. Shitja para dy viteve do të kushtonte kthimin e taksave të kursyera deri më tani në marrjen e lojtarit.

Në rast shitjeje jashtë vendit, Lotito do të duhet të vendosë dorën në portofol dhe të paguajë disa milionë euro. Kjo është arsyeja pse Vedati do të shitet vetëm përballë një oferte të rëndësishme. Lazio nuk dëshiron të humbasë sërish dhe të krijojë një humbje kapitale. Kërkesa është rreth 10-12 milionë euro. Mallorca mesohet se ka arritur deri në 8. Shumë pak, priten oferta të tjera.