RTSH Sport Live

Muriqi kërkon largimin nga Lazio, telefonon Fenerbahcen

  • 03/05/2021
  • |
  • Itali
Muriqi kërkon largimin nga Lazio, telefonon Fenerbahcen
Lajmi vjen nga Turqia: sipas Hurriyet, sulmuesi i Lazios ka telefonuar trajnerin Belozoglu

Nuk është një sezon emocionues për Vedat Muriqin tek Lazio. E thonë edhe shifrat: 29 paraqitje, 2 gola, 1 asistim për gjithsej 871 minuta të luajtura. Konkurrenca, dëmtimet, Covid: bomberi kosovar nuk ishte në gjendje të ingranohej në vitin e tij të parë në Itali.

Me mbërritjen e tij, pritshmëritë ishin të mëdha, por deri tani asgjë nukë shtë përmbushur. Lotito shpenzoi për të 18 milion euro të paguara në arkat e Fenerbahce. Klub që Muriqi nuk e ka harruar kurrë. Dhe lajmi më i fundit vjen nga Turqia: sipas Hurriyet, lojtari ka thirrur trajnerin dhe drejtorin sportive, Belozoglu për të shqyrtuar mundësinë e një kthimi të mundshëm.

Muriqi, Lazio beson, por në Turqi... Në Turqi hedhin idenë, me një Muriqi që nuk është ambjentuar në radhët e skuadrës italiane dhe i lodhur duke pritur mundësinë. Fenerbahce, ish-klubi I tij, sidoqoftë nuk e ka të lehtë për shkak të problemeve financiare që po kalon. Ndoshta një huazim me masa lehtësuese mund të bëhet realitet.

Por shumë pak gjasa ka që Lazio të pranojë një skenar të tillë pasi ka paguar 18 milion euro në arkat e klubit turk. Një investim i rëndësishëm për të mos u hedhur poshtë.