RTSH Sport Live

Muriqi nuk mjafton, Majorka barazon me Espanjolin

  • 28/10/2022
  • |
  • Kosova
Muriqi nuk mjafton, Majorka barazon me Espanjolin
Goli i gjashtë në dhjetë ndeshje për ish-sulmuesin e Lacios, i cili kaloi në avantazh ekipin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Në finale, 1-1

Nëse Lazio është e detyruar të përballet me mungesën e detyruar të Ciro Immobile (i cili do të mungojë në ndeshjen e tretë radhazi ndaj Salernitanës pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen në shtëpi kundër Udineses), Vedat Muriqi vazhdon të mahnisë dhe të shënojë. Sulmuesi kosovar, i cili deri në janarin e kaluar ishte caktuar si zëvendësuesi i parë i kapitenit të bardhekaltërve, ka shënuar golin e gjashtë (në dhjetë ndeshje) në La Liga.

Muriqi ka arritur të zhbllokojë ndeshjen mes Mallorca-s dhe Espanyolit, në pritje të ditës së dymbëdhjetë të kampionatit. Në fillim të pjesës së dytë, ish-qendërsulmuesi i Lazios, përfitoi nga një asistim i Gonzalez duke dërguar topin në rrjetë me një veprim të bukur. Ndërkohë që vetëm pak para shënimit të golit kishte një tjetër mundësi shënimi, por që u neutralizua në mënyrë të pabesueshme nga ana e portierit të Espanyol. Gjithsesi, goli i Muriqit nuk i ka mjaftuar Mallorcas për të rrëmbyer suksesin. Në finale, në fakt, Espanyol gjeti barazimin me Lazo, 1-1.