RTSH Sport Live

Muriqi uron 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

  • 17/02/2023
  • |
  • Kosova
Muriqi uron 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mes shumë figurave që kanë uruar këtë ditë të shënuar për Kosovën është edhe Vedad Muriqi. Sulmuesi i Majorkës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar fjalët e veta për këtë ditë të madhe.

“15 vjet shtet”, ka shkruar Muriqi shkurtimisht në Twitter.  Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 23 gola në 44 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.