RTSH Sport Live

Muzeu Olimpik i Athinës, 125 vite histori

  • 02/06/2021
  • |
  • Të tjera
Muzeu Olimpik i Athinës, 125 vite histori
Më në fund të gjithë sportdashësit do të kenë mundësië të ndjekin kronologjinë e ngjarjeve olimpike, verore dhe dimërore, në muzeun Olimpik që u hap në Athinë

Në stadiumin Olimpik të Athinës është hapur muzeu, kushtuar historisë së olimpiadave. "Ishte koha", kështu është quajtur muzeu, që tregon ngjarjet që nga hedhja e gurit në Olimpiadën e parë. Muzeu, kushtuar shpirtit dhe historisë së Olimpiadës më në fund po hap dyert në djepin e Olimpizmit disa javë para Lojërave Olimpike të Tokios. Hapja e tij u shty disa herë për shkak të pandemisë, dhe vjen 125 vjet pas edicionit të parë të Lojërave Olimpike moderne - të mbajtura në Athinë në 1896. Eshtë "një udhëtim unik në historinë dhe frymën e Lojërave Olimpike", - tregon Maria Papaïoannou, drejtoresha e muzeut.

"Eshtë krijuar për t'i ofruar një përvojë personale të pashembullt vizitorit," - i tha ajo AFP. Muzeu ofron një vizitë kronologjike, që nga Lojërat e antikitetit e deri në ditët e sotme. Riprodhimet antike janë pranë atyre të tradisë dhe epokës moderne. "Ky udhëtim fillon me Olimpinë e Lashtë, kalon nëpër Athinë në 1896 dhe 2004, për të arritur në edicionet e fundit", - përmbledh Znj. Papaïoannou.

Ekranet e rregulluara në një kurorë dafine dhe një sallë në formën e një stadiumi antik: hapësira dhe paraqitja e tij janë hartuar në mënyrë të tillë që të paraqesin kujtimet historike dhe simbolike. Një ambjent përfaqëson të gjitha edicionet verore dhe dimërore të Lojërave Olimpike. 38 versionet e pishtarëve të përdorura për Stafetën Olimpike të Pishtarëve ndriçojnë muzeun. Një nga 28 muzetë olimpikë në botë, muzeu i Athinës dëshiron të "nxjerrë në pah luftën dhe përpjekjen, në dimensionin e tyre sportiv dhe njerëzor". Midis emrave, kampionë olimpikë të Greqisë, është edhe ai i Pirro Dhimës.