RTSH Sport Live

Myrto Uzuni, i vlerësuari i javës

  • 08/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
Myrto Uzuni, i vlerësuari i javës
Sulmuesi kuqezi ka marrë notën 7.6 nga Sofascore dhe është ai që udhëheq shqiptarët

Futbollistët tanë të kombëtares, të cilët aktivizohen në Europë, kanë patur një tjetër javë pozitive, ndërsa disa prej tyre dhe kanë shënuar. Myrto Uzuni, për golin e tij të 22-të në Segunda Divizion në Spanjë, është lojtari shqiptar më i vlerësuar i kësaj jave, kjo nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore, ndërsa ka marrënotën 7.6. 

Adrian Bajrami, mbrojtësi shqiptar i cili luan në radhët e ekipit të dytë të Benfica B, gjeti golin e dytë për këtë sezon.

Dy futbollistët e tjerë kuqezi, Frederik Veseli dhe Arbnor Muçolli ishin gjithashtu protagonistë në ekipet e tyre me asistet. Për skuadrën e Veselit, asisti për gol nuk mjaftoi, në takimin që Benevento kishte me Çitadelën e Elhan Kastratit. Ndërkaq nga këmbët e Muçollit erdhi edhe goli i vetëm i sfidës, me Kirkegard, që realizon dhe së bashku me mesfushorin kuqezi i japin tre pikë me vlerë Vejles në kampionatin danez.

Minuta pati edhe për lojtarët e tjerë të Kombëtares, të cilët më së shumti i kanë nisur takimet e kësaj jave si titullarë. Kjo që nga Qazim Laçi te Sparta Praga, tek Elseid Hysaj (Lacio), Berat Gjimshiti (Atalanta), Ylber Ramadani (Aberdin), Amir Abrashi (Grasshoppers), Lindon Selahi (Rijeka), Taulant Seferi (Vorskla Poltava) e Jasir Asani (Gëangju FC). Pra përgjithësisht një javë pozitive.