Në një intervistë për “Movistar Plus”, Rafa Nadal tregon planet për të ardhmen duke nënkuptuar se 2024 mund të jetë viti i lamtumirës me tenisin e luajtur si dhe tregon arsyen që shtyn Xhokoviç drejt suksesit.
“Do të më pëlqente që të kthehesha të luaja dhe të isha përsëri kompetitiv. Të jemi të qartë, nuk dua të mbaj me premtime boshe tifozët. Nuk mund të them se dua të fitoj ‘Roland Garros’ dhe ‘Australian Open’. Për të bërë diçka të tillë kam shumë pengesa dhe njëra dhe më e madhja është mosha. Përpos saj jam dëmtuar shpesh herë me kalimin e viteve nuk po stërvitem dot në maksimum”, tregon Nadal.
I pyetur nëse Novak Xhokoviç mund të ndihet i frustruar se ka fituar plot 22 Grand Slam, tenisti nga Majorka tha: “Mund të jetosh i frustruar me 22 tituj në karrierë dhe Novak e bën diçka të tillë natyrshëm. Për atë do të kishte qenë një arsye për tu frustruar edhe më shumë nëse nuk do të kishte fituar kaq shumë. Mbase ky ka qenë suksesi i karrierës”.