RTSH Sport Live

Nadal nuk është më midis tre më të mirëve në botë

  • 09/08/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Nadal nuk është më midis tre më të mirëve në botë
Tenisti spanjoll zbret në vendin e 4-t të renditjes së ATP

Kthimi në normalitet i kalendarit të ATP, pas minimizimit të ndeshjeve për shkak të pandemisë, ka sjellë pasojat e para në renditjen botërore të tenistëve. Rafael Nadal largohet nga 3-shja e më të mirëve më në botë, duke thelluar diferencën në klasifikim me kryesuesin Novak Xhokoviç. Tenisti serb kryeson renditjen e ATP me 12,113 pikë.

Ai e shton diferencën me Daniil Medvedev e vendit të dytë me 2500 pikë. Ky i fundit  humbi 600 pikët e arritura si finalist në turneun Masters të Kanadasë në 2019 dhe mbete në vendin e dytë me 9.643 pikë.

Diçka e ngjashme me Medvedev i ndodh Rafael Nadal, i cili këtë javë bie nga vendi i tretë në të katërtin me 7,315 pikë pasi hoqi dorë nga 1.000 që arriti si kampion i Masters Kanadez në 2019.

Nga rënia e Nadal përfiton Stefanos Tsitsipas, i cili këtë javë kalon në vendin e tretë me 8,115 pikë. Largimi i Nadal nga Top-3 është i vetmi lajm i rëndësishëm për këtë javë në tenisin botëror.