RTSH Sport Live

Nagelsmann: Mane mund të zëvendësojë Lewandowskin

  • 17/07/2022
  • |
  • Gjermani
Nagelsmann: Mane mund të zëvendësojë Lewandowskin
Në mikrofonat e Sky Sports, trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann ka folur për situatën në repartin e sulmit

Trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann, ka folur për herë të parë për Sky Sports për transferimin e Robert Leëandoëskit te Barcelona. Si do ta zëvendësojnë bavarezët një sulmues të këtij kalibri? "Ne kemi disa opsione, vetë Mané mund të jetë zëvendësuesi i Lewandowskit në sulm. Do të duhet të ndryshojmë pak stilin tonë të lojës, sepse kemi humbur një qendërsulmues të aftë për të shënuar 40 gola në sezon”.

“Në të njëjtën kohë, megjithatë ky largim paraqet një sfidë dhe mundësi të madhe për të gjithë lojtarët e tjerë. Ne duhet të vazhdojmë ta sjellim Bayernin në krye edhe nëse Robert është larguar”, ka komentuar Nagelsmann.