RTSH Sport Live

Napoli bie në Spanjë, Arsenali barazon me Benfikën

  • 18/02/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Napoli bie në Spanjë, Arsenali barazon me Benfikën
Spanjollët befasojnë në dy minuta, duke shënuar dy gola: Herrera e Kenedy

Në ndeshjen e parë të këtij raundi të parë të fazës me eliminim të Europa League, Napoli humbi 2-0 kundër Granada dhe tani rruga për në raundin e dytë është me të vërtetë përpjetë. Spanjollë u treguan në lartësinë e duhur, duke shfrytëzuar hapësirat e lejuara nga skuadra italiane dhe i befasojnë me një-dy vdekjeprurëse në hapësirën e 2 minutave: në 19' Herrera dhe në 21' Kenedy. Kthimi pas 7 ditësh në stadiumin Maradona.

Një nga sfidat më të rëndësishme të mbrëmjes, ajo mes Benfikës dhe Arsenalit, është mbyllur në barazim 1-1. Në fillim ishte skuadra portugeze që shënoi nga pika e penalltisë me anë të Pizzi 55’. Por dy minuta më vonë, anglezët u përgjigjën me Saka, 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Ajax ka arritur të marrë një fitore me përmbysje në transfertën me Lille. Golit të Weah 72’, iu përgjigjën Tadic 87’ me penallti dhe Brobbey 89. Barazim 2-2 mes Hoffenheim dhe Molde, ndërsa Villarreal ka arritur të marrë një fitore 2-0 në fushën e Salzburg.