RTSH Sport Live

Napoli humbet Rrahmanin, rikthehet në 2023

  • 11/10/2022
  • |
  • Itali
Napoli humbet Rrahmanin, rikthehet në 2023
Mbrojtësi i Spallettit është ndalur gjatë ndeshjes ndaj Cremonese

Napoli do të duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin sipas të gjitha gjasave deri në rifillimin e kampionatit pas Botërorit (4 janar në San Siro kundër Interit). Qendërmbrojtësi kosovar, i dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cremonese, iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të rastit që dhanë një përgjigje të qartë: dëmtimi i tendinës të aduktorit të kofshës së majtë: periudha e rikuperimit shkon nga 30 në 50 ditë, në çdo rast rikthimi do të ndodhë  në vitin 2023.

Spalletti nuk do të ketë në dispozicion lojtarin qendror, jo vetëm për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Ajax-it që mund të sanksionojë kualifikimin aritmetik për në raundin e dytë, por edhe për angazhimet e mëpasshme në tetor dhe nëntor: Bologna, Roma, Sassuolo, Atalanta, Empoli dhe Udinese në Serinë A, Rangers dhe Liverpool në Evropë. Pranë Kim, ka hapësirë ​​për një mes Ostigard dhe Juan Jesus, me brazilianin në avantazh.