RTSH Sport Live

Napoli i rrëmben një pikë Leicester, vendos Osimhen

  • 16/09/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Napoli i rrëmben një pikë Leicester, vendos Osimhen
Perez dhe Barnes shënuan një gol në çdo pjesë loje, më pas sulmuesi nigerian shpërtheu në 20 minutat e fundit

Udhëtimi i Napolit të Spalletti-t në Europa League, Grupi C, fillon me një rikthim të bujshëm, nga 0-2 në 2-2, duke rrëmbyer një pikë në finale në Leicester falë dopietës së Osimhen. Italianët u goditën menjëherë në 9 ' nga goditja e Perez, ndërsa ishin të pasaktë në pjesën e pare, Osimhen dhe Lozano humbën disa raste. Në minutën e 64 -të pas dyfishimit të Barnes Osimhen shpërtheu me dy gola midis 69' dhe 87'.

Në Grupin A, Lyon ka marrë një fitore 2-0 në fushën e Rangers, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë mes Broendby dhe Sparta Prague, gjithçka është mbyllur në barazim 0-0.

Në Grupin B, Monaco ka mundur 1-0 Sturm Graz, ndërsa PSV dhe Sociedad kanë barazuar 2-2. Barazim 1-1 mes Eintracht dhe Fenerbahce, në Grupin D, ndërsa Olympiacos ka fituar 2-1 përballë Antwerp.