Napoli u zgjua sot i tronditur nga ngjarja që ka nodhdur mbrëmë pas ndeshjes me Sassuolo-n. Pas fitores ndaj ekipit në fjalë, gjatë natës, dikush ka vjedhur fotografinë e këmbës së majtë të Diego Maradona-s.
E ekspozuar në Lagjen e Spanjollëve përballë muralesit gjigand të "Pibe de oro"-s, vepra është rezultat i një skanimi tredimensional të të majtës magjike të fenomenit argjentinas. Një homazh ky për popullin napolitan i bërë nga miku dhe menaxheri historik i Diego-s, Stefano Ceci.
E vogël në përmasa, piktura ka qenë e pozicionuar në rrugën “Emanuele de Deo”, përballë muralesit të Maradona-s të realizuar në vitin 1990 me rastin e titullit të dytë kampion në fasadën e një ndërtese gjashtëkatëshe.
Për momentin ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por vjedhja në qytet ka bërë shumë bujë. Mbi të gjitha sepse vepra konsiderohet si një relike historike për tifozët napolitan.