RTSH Sport Live

Napoli ndalet nga Liverpuli, Totenhemi kualifikohet në ekstrem, Bajerni perfekt

  • 02/11/2022
  • |
  • Futboll Bota
Napoli ndalet nga Liverpuli, Totenhemi kualifikohet në ekstrem, Bajerni perfekt
Janë luajtur takimet e fundit në grupet A, B. C dhe D të Champions League

Tottenham kalon në fazën e 16-shes në grupin më të pasigurt Champions League. Për skuadrën e Contes, fitorja në Marsejë ishte vendimtare, 2-1 me golin e fitores të Hojbjerg në sekondën e fundit që i dha vendin e parë. Në të njëjtin grup, Frankfurt, 2-1 në Lisbonë ndaj Sportingut të tretë.

GRUPI A - Humbja e parë sezonale e Napolit arrin në Champions League. Por është një humbje pa dhimbje. Në ndeshjen e fundit të Grupit A, skuadra e Spallettit humbi 2-0 ndaj Liverpool-it, por për shkak të diferencës së golave e mbylli fazën e grupeve në vendin e pare. Salah (85') dhe Nunez (98') vendosën ndeshjen duke shfrytëzuar zhvillimet e dy goditjeve të këndit.

Gjithçka është e lehtë për Ajax-in, i cili forcon vendin e tretë në grup dhe kualifikohet në Europa League. Rangers e mbyll aventurën evropiane me zero fitore dhe e fundit në grup: as në ditën e fundit skocezët nuk arrijnë të bindin dhe bien në shtëpi 3-1. Epërsi e Berghuis pas vetëm katër minutash, Kudus dyfishon në gjysmë ore. Tavernier shkurton me penallti në minutën e 86-të, por vjen menjëherë tripleta holandeze e Conceicao.

GRUPI B – Dy ndeshjet kanë nisur në ora 18:45. Në fakt, gjithçka ishte zgjidhur në këtë grup sa i përket kualifikimit për në fazën tjetër, teksa këtë e kishin siguruar Klub Bryzhi dhe Porto, të cilat erdhën në ndeshjet e fundit duke synuar kreun e renditjes, ndërsa Bajer Leverkuseni dhe Atletiko e Madridit kishin duel në distancë për vendin e 3-të dhe vazhdimin e aventurës në Ligën e Evropës. Leverkuseni është ndarë me rrjeta të paprekura në shtëpi përballë Bryzhit, ndërsa Atletiko e Madrid është mundur 1-2 në transfertë ndaj Portos dhe janë gjermanët që vijojnë më tej aventurën kontinentale, ndërsa skuadra e trajnerit Diego Simeone i jep lamtumirën Evropës.

GRUPI C – Barcelona, e sigurt për vendin e tretë në grup e lë Viktoria Plzen pa pikë në këtë Champions. Fitore e lehtë 4-2 për djemtë e Xavit që priten nga Europa League. Alonso dhe Torres nënshkruajnë në fillim dhe në fund të pjesës së pare. Në pjesën e dytë çekët shkurtojnë me Chory me një penallti në minutën e 51-të, por kalojnë vetëm tre minuta dhe Torres realizon dhe të tretin për katalanasit. Chory shkurton diferencën në minutën e 63-të, por Pablo Torre firmos pokerin.

Bayern mposhti Interin me rezultat 2-0. Një disfatë pa dhimbje për zikaltërit e Inzaghit, tashmë të kualifikuar me vendin e dytë pas bavarezëve në grupin C. Në sfidën mes dy skuadrave të revolucionarizuara në formacion, avantazhi i Bayernit erdhi nga zhvillimi i një goditje këndi me Pavard në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë Choupo-Moting gjeti dyfishimin. Bajerni e mbylli kështu grupin me pikë të plota.

GRUPI D – Janë Tottenham dhe Eintracht Frankfurt që fluturojnë për në turin e dytë në grupin më të pasigurt dhe të balancuar të Champions League. Djemtë e Conte, në vendin e parë falë një fitoreje 2-1 në Marsejë(e fundit dhe e mundur në finale), gjermanët të dytët me një goditje jashtë, 2-1 në Lisbonë ndaj Sportingut (i treti).

GRUPI A

GRUPI B

GRUPI C

GRUPI D