Napoli i Spallettit bëri histori duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pas fitores 2-0 në Frankfurt, të kaltërit mundën edhe në ndeshjen e kthimit Eintracht me rezultatin 3-0. Ashtu si në ndeshjen e parë, italianët dominuan, në Maradona gjithçka u vendos nga një dygolësh i Osimhen midis dy pjesëve: në minutën e 47-të nigeriani mposht Trapp me një goditje me kokë, më pas në minutën e 53-të ai dyfishoi në një rrjetë bosh pas një asistimi nga Di Lorenzo. Në minutën e 64-të, treshja e Zielinskit nga pika e bardhë.
Napoli konfirmoi epërsinë e tij të qartë ndaj Eintracht edhe në ndeshjen e dytë dhe Osimhen me shokë ia dolën aty ku edhe Diego Armando Maradona kishte dështuar, përkatësisht kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, një objektiv i paarritur më parë në pothuajse 97 vjet histori. Ashtu si në Frankfurt, në Maradona nuk ka fare histori, me gjermanët që mbajnë gjallë shpresën shumë të vogël deri në rikuperimin e pjesës së parë, më pas shemben nën goditjet e nigerianit dhe penalltia e fituar dhe e kthyer në gol nga Zielinski përmbyll me të drejtë rezultatet përfundimtare.
Për Spallettin është fitorja e 29-të në 35 gara sezonale, shifra të pabesueshme që nuk mund t'i lënë evropianët e mëdhenj që mbeten në garë të flenë të qetë. Lajm i mirë edhe për futbollin italian, i cili çon tri skuadra në çerekfinale për herë të parë që prej 17 vitesh, kur Juventus, Milan dhe Inter arritën atje.