RTSH Sport Live

Napoli nuk gabon, mbron vendin e parë

  • 12/01/2025
  • |
  • Itali
Napoli nuk gabon, mbron vendin e parë
Në Maradona, të kaltërit fitojnë 2-0 përballë Veronës dhe ngjiten në 47 pikë

Napoli nuk gabon dhe mbron vendin e parë. Në ndeshjen e javës së 20-të të Serisë A, skuadra e Contes mundi 2-0 Veronën, duke shënuar fitoren e pestë radhazi dhe duke qëndruar në krye të tabelës me 47 pikë.

Në Maradona, në pjesën e parë, një lojë e gjallë dhe me shumë mundësi: nga njëra anë, një goditje e Di Lorenzo (5') e devijuar drejt portës nga Montipò zhbllokon menjëherë ndeshjen, ndërsa Anguissa dhe McTominay humbasin mundësinë golin e dytë.  Nga ana tjetër, Tengstedt nuk është në gjendje të përfitojë nga disa raste të rrezikshme.

Në pjesën e dytë të kaltërit rritën ritmin, shtynë dhe i dhanë fund çështjes me një gjuajtje të shkëlqyer me të majtën nga skaji nga Anguissa (61').