RTSH Sport Live

Napoli, Rrahmani: Titulli, objektivi ynë

  • 26/07/2021
  • |
  • Itali
Napoli, Rrahmani: Titulli, objektivi ynë
Mbrojtësi i Napolit ndalet gjatë në një intervistë për Radion Kis Kis

Pas sezonit të parë, i mbyllur si protagonist, Amir Rrahmani sheh përpara dhe i sigurtë për projektin e ri që ka nisur tek Naploli me në krye një trajner ekspert si Luciano Spaleti.

Ish-mbrojtësi i Veronës është ndalur gjatë në një intervistë për radio KiS Kis ku foli për ambicjet e napoletanëve në sezonin e ri.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës fillimisht analizoi fundin e sezonit te shkuar, edicion ku skuadra e Gatuzos nuk mundi te kualifikohet ne Champions pas barazimit fatal 1-1 ndaj Veronës.

“Duhet ta harrojmë atë ndeshje, ishte një rezultat shumë zhgënjyes dhe të gjithë e ndjemë peshën e mospjesëmarrjes në Champions.

Kaluam ditë të vështirë sepse i shkuam shumë pranë mrekullisë, duhet thënë që gjysma e dytë e sezonit të shkuar ishte vertet fantastike, skuadra funksionoi mjaft mirë dhe mendoj se ishim me lart se skuadrat e tjera të serisë A”, deklaroi fillimisht Rrahmani.

 Më tej mbrojtësi shtatlrat flet për objektivat e Napolit në edicionin e ri.

“Ne do të luftojmë në të dy frontet, në kampionat dhe kupë, jemi një ekip që luajmë gjithnjë për të fituar, ky eshte mentaliteti i klubit, kemi nisur përgatitjet prej 10 ditësh, po punojmë me 2 seanca stërvitore në ditë dhe po përpiqemi të përshtatemi me trajnerin e ri”, vijon 27 vjeçari i cili flet edhe per Luciano Spaletin.

“Jemi duke punuar fillimisht me mbrojtjen, duhet të përmirësohemi, pak a shumë e kemi të qarteë se si kërkon Spaleti të luajmë.

Një premtim për tifozët? Nuk mund të premtoj, thjesht të gjithë po japim maksimumin për të arritur rezultatet e kërkuara”, përfundoi Rrahmani.