RTSH Sport Live

Nata e kampionëve në ringun shkodran

  • 23/01/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Nata e kampionëve në ringun shkodran
Spikasin fitoret e Kajoshit dhe të Hysës në boksin profesionist në mbrëmjen e së dielës

“Nata e kampionëve” në boksin profesionist ka pushtuar ringun në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, ndërsa gjithçka ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në këtë aktivitet, atje ku spikatnin tifozë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, kanë marrë pjesë boksierët më të mirë të vendit. Madje ky është aktiviteti i dytë i këtij lloji që zhvillohet në Shkodër, ndërsa më parë është bërë edhe përpara hyrjes së Bashkisë së qytetit. Në këtë aktivitet janë zhvilluar gjashtë ndeshje të boksit amator dhe pesë të boksit profesionist.  

Tek amatorët spikati fitorja e Bekim Vjerdhës, kurse radhën e sukseseve në boksin profesionist e ka hapur Armando Grishaj dhe Senad Drini. Për të vijuar me sukseset e Arjon Kajoshit dhe Nelson Hysës, të cilët kanë fituar përballë bjellorusit Aliaksandër Dzemka dhe çekut, Pavel Sour. Për Kajoshin dhe Hysën këto ishin fitoret e pesta në boksin profesionist, ndërsa të tjera emocione ky sport i dorezave pritet t’i sjellë në Shqipëri.