RTSH Sport Live

NBA, Boston humb pas 9 ndeshjesh, Milwaukee rrealizon 150 pikë

  • 24/01/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Boston humb pas 9 ndeshjesh, Milwaukee rrealizon 150 pikë

Orlando Magic mbeten “mace e zezë” për Boston Celtics pasi i shkaktuan mbrëmë humbjen e tretë në katër duele të zhvilluara këtë sezon. Me këtë humbje Celtics frenuan disi hapin e nisur 9 ndeshjet e fundit ku kishin koleksionuar 9 fitore radhazi. Miqtë vuajtën shumë edhe mungesat për shkak të dëmtimeve të lojtarëve si Marcus Smart dhe Robert Williams III. Ndërkohë që pikëshënuesit më të mirë si Jayson Tatum dhe Jaylen Brown rrealizuan secili nga 26 pikë. Sa i përket ekipit vendas më i miri për Orlando-n ishte Paolo Banchero me 23 pikë si dhe një performancë mjaft të mirë në mbrojtje. Takimi djeshëm ishte domethënës për Jonathan Isaac i cili u rikthye pas 900 ditësh.

Një tjetër ndeshje që meriton vëmendje ishte edhe ajo mes Bucks dhe Pistons. Pas më shumë se një muaji ekipi i Milwaukee-t rigjeti në ekip dyshen Antetokounmpo-Middleton. Kaq mjaftoi për të shembur ekipin e Detroit Pistons të cilët nuk mundën të bënin dot asgjë përballë ofensivës të Bucks (periodën e parë e mbyllën me shifrat 49-24). Greku rrealizoi 20 pikë prej 29 të shënuara në total në 12 minutat e para të lojës. Antetokounmpo u ndihmua nga Lopez (21 pikë), Carter (18), Portis (18) dhe Holiday (16) për të grumbulluar plot 150 pikë për Bucks.

Ndeshjet NBA (24 Janar)   

DETROIT PISTONS-MILWAUKEE BUCKS 130-150

ORLANDO MAGIC-BOSTON CELTICS 113-98

CHICAGO BULLS-ATLANTA HAWKS 111-100

UTAH JAZZ-CHARLOTTE HORNETS 120-102

HOUSTON ROCKETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 119-114

PORTLAND TRAIL BLAZERS-SAN ANTONIO SPURS 147-127

SACRAMENTO KINGS-MEMPHIS GRIZZLIES 133-100