RTSH Sport Live

NBA: Brooklyn rrëmben derbin, fitojnë dy skuadrat e Los Angeles

  • 14/01/2021
  • |
  • Basketboll
NBA: Brooklyn rrëmben derbin, fitojnë dy skuadrat e Los Angeles
Nets i Durant fiton ndaj Knicks. Lakers nuk ndalen dhe vendosin një rekord të ri të sukseseve jashtë, Clippers fitore  me vështirësi

Në NBA u luajtën vetëm shtatë ndeshje nga dhjetë të parashikuara, Coronavirus edhe njëherë dikton në program. Në ndeshjet e mbrëmjes së djeshme, e gjithë vëmendja ishte përqëndruar në derbin mes Knicks e Nets.

Vëmendje e veçantë për këtë sfidë duke pasur parasysh mungesat e shumta te Brooklyn, në pritje të James Harden dhe pa Kyrie Irving. Pavarësisht nga problemet, djemtë e Nash nuk dështuan, të udhëhequr  nga Kevin Durant i zakonshëm(26 pikë).

Për Knicks nuk kanë mjaftuar 30 pikët e Julius Randle për të shmangur humbjen 116-109. Luka Doncic bën një tjetër paraqitje të shkëlqyer, por Dallas arrin të ndalojë rrugëtimin e Charlotte Hornets(4 fitore radhazi).

Sukses i pastër për Mavericks (104-93) në ditën e debutimit të Kristaps Porzingis.

Lakers rekord, Clippers ok

Nuk ndalet rrugëtimi i Los Angeles Lakers, udhëhequr nga LeBron James (26 pikë) që dominon në fushën e Oklahoma City (128-99), 7 fitore në 7 transferta. Një ecuri e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë larg Staples Center.

Në Staples, nga ana tjetër, luajtën Clippers, të cilët arritën të mbijetojnë përballë Pelicans (pa Zion Ëilliamson): Neë Orleans mbeti në garë për të gjithë ndeshjen falë natës magjike të Nickeil Alexander-Ëalker (37 pikë), por në finale talenti i dyshes Leonard-George solli suksesin 111-106.