Klasikja mes Çikagos dhe Detroit u luajt në Paris dhe kishte vetëm një formacion në parket. Ekipi i Bulls dominoi në të 48’ e lojës ekipin e Pistons, të cilët gabuan shumë herë. Për të treguar dominimin e Çikagos mjafton të përmendet fakti se nga ekipi i Bulls ishin plot 7 lojtarë, të cilët mbyllën ndeshjen me mbi 10 pikë të rrealizuara.
Një tjetër ndeshje me shumë vlera ishte edhe ajo që u luajt në “TD Garden” ku Boston priti Golden State për të “riluajtur” finalen e vitit të kaluar. Edhe në këtë takim nuk mungoi spektakli pasi për të vendosur fituesin u kërkuan minutat shtesë. Lojtari i ndeshjes ishte Jaylen Brown, i cili barazoi shifrat për Celtics duke rrealizuar vetëm 18 sekonda nga fundi i takimit. Për miqtë nga San Francisko spikatën Steph Curry (29 pikë), Jordan Poole (24 pikë) dhe Klay Thompson (24 pikë) ndërsa lideri i padiskutueshëm i Celtics vazhdon të jetë Jayson Tatum, autor i 34 pikëve, 19 topave të rikuperuar në tabelë dhe 6 asisteve.
Ndeshjet NBA (20 Janar)
DETROIT PISTONS-CHICAGO BULLS 108-126
BOSTON CELTICS-GOLDEN STATE WARRIORS 121-118 (Kohë shtesë)
MINNESOTA TIMBERWOLVES-TORONTO RAPTORS 128-126
PORTLAND TRAIL BLAZERS-PHILADELPHIA 76ERS 95-105