Golden State ka arritur të fitojë në Boston falë performancës të Steph Curry, i cili ishte autor i 27 pikëve dhe 9 asisteve. Kampionët në fuqi e patën të pamundur për të përballuar ekipin nga San Francisko.
Publiku i “TD Garden” priti me vërshëllima trajnerin e Ëarriors, Steve Kerr, pasi ky i fundit nuk aktivizoi në “Paris 2024” idhullin e tyre, Jayson Tatum.
Ndeshja nisi fort për të zotët e shtëpisë, të cilët limituan sulmin e Golden State. Por me kalimin e kohës skuadra nga Kalifornia u fut në garë falë Steph Curry, i cili u ndihmua shumë edhe nga Buddy Hield. Ky i fundit edhe pse nisi ndeshjen nga pankina dha një kontribut të rëndësishëm duke shënuar 16 pikë.
Sa i përket kampionëve në fuqi rëndoi shumë mungesa e Jaylen Broën ndërsa Tatum (32 pikë) dhe Derrick Ëhite (26 pikë) ishin të vetmit në lartësinë e kundërshtarit.
NBA 6 Nëntor
INDIANA PACERS-ORLANDO MAGIC 118-111
CHARLOTTE HORNETS-DETROIT PISTONS 108-107
BOSTON CELTICS-GOLDEN STATE WARRIORS 112-118
ATLANTA HAWKS-NEW YORK KNICKS 121-116
NEW ORLEANS PELICANS-CLEVELAND CAVALIERS 122-131
MEMPHIS GRIZZLIES-LOS ANGELES LAKERS 131-114
HOUSTON ROCKETS-SAN ANTONIO SPURS 127-100
DALLAS MAVERICKS-CHICAGO BULLS 119-99
PHOENIX SUNS-MIAMI HEAT 115-112
DENVER NUGGETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 124-122
SACRAMENTO KINGS-TORONTO RAPTORS 122-107
L.A. CLIPPERS-PHILADELPHIA 76ERS 110-98