RTSH Sport Live

NBA, Curry-t s’i mjaftojnë 40 pikë, fitojnë Lakers dhe Bucks

  • 08/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Curry-t s’i mjaftojnë 40 pikë, fitojnë Lakers dhe Bucks

Liderët e Konferencës të Perëndimit nuk ndalen. Kësaj here Miluoki Bucks, edhe pse i mungonte Giannis Antetokounmpo (grip) dhe Jrue Holiday (dëmtim muskulor), mposhtën brenda mureve mike Orlando Magic. Meritën për fitoren e 18 në 19 ndeshjet e fundit e kishin lojtarë si Brook Lopez (26 pikë), Jevon Carter (24), Khris Middleton (16 pikë dhe 11 asist) dhe Bobby Portis (16 pikë dhe 11 topa në tabelë). Për ekipin mik ishte një natë e errët pasi kurrë nuk u futën siç duhet në lojë duke ndenjur në distancë të konsiderueshme pikësh me Bucks.

Sa i përket kampionëve në fuqi duhet thënë se nuk u mjaftoi as Steph Curry në versionin e tij më të mirë. Golden Stejt u mund nga Oklahoma në një takim ku ylli i NBA rrealizoi plot 40 pikë. Për ekipin nga San Francisko ky takim ishte një tregues i qartë i ecurisë që ka patur jashtë fushës të vet. Larg “Chase Center”, Golden Stejt këtë sezon ka koleksionuar 7 fitore dhe plot 25 humbje. Për ekipin e Thunder diferencën e bënë dy periodat e fundit ku rrealizuan plot 69 pikë.

Në një natë speciale ku nderuan Pau Gasol duke tërhequr numrin e tij, Los Anxhelos Lakers festuan një fitore mjaft të rëndësishme përballë Memfis Grizzlies. Të dy skuadrat luajtën pa yjet respektivë (James mungonte për shkak dëmtimi për Lakers ndërsa Ja Morant për shkak të telasheve ligjore pas videos të publikuar teksa mbante një pistoletë në dorë), por kjo nuk uli nivelin e spektaklit në fushë. Për Grizzlies kjo ishte humbja e tretë radhazi.

Ndeshjet NBA (8 Mars)

ORLANDO MAGIC-MILWAUKEE BUCKS 123-134

DETROIT PISTONS-WASHINGTON WIZARDS 117-119

NEW YORK KNICKS-CHARLOTTE HORNETS 105-112

MINNESOTA TIMBERWOLVES-PHILADELPHIA 76ERS 94-117

HOUSTON ROCKETS-BROOKLYN NETS 96-118

OKLAHOMA CITY THUNDER-GOLDEN STATE WARRIORS 137-128

DALLAS MAVERICKS-UTAH JAZZ 120-116

LOS ANGELES LAKERS-MEMPHIS GRIZZLIES 112-103