RTSH Sport Live

NBA, Davis merr në krah Lakers, Giannis shënon 54 përballë Clippers

  • 03/02/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Davis merr në krah Lakers, Giannis shënon 54 përballë Clippers

James mund të kishte rrealizuar 89 pikë në një mbërmje ku do të kishte kaluar Jabbar-in na listën e pikëshënuesve më të mirë të historisë të NBA, por fenomenit 38-vjeçar të Lakers i mjaftuan 26 për të kontribuar në fitoren e ekipit kalifornian. Lojtari i ndeshjes përballë Indianas ishte Anthony Davis (31 pikë), i cili rrealizoi koshin e fitores pak sekonda pasi kishte bërë një bllok deiciziv sulmuesve të Pacers.

Një tjetër ndeshje mjaft interesante ishte edhe ajo mes Clippers dhe Miluokit. Ekipi nga Los Anxhelos nisi mirë ndeshjen duke krijuar avantazh 15 pikësh në 12 minutat e para. Me kalimin e kohës Bucks morën kontrollin e lojës duke befasuar Kawhi Leonard me shokë falë një paraqitje stratosferike të Giannis Antetokounmpo-s. Greku në 12 minutat e funidt të takimit shënoi i vetëm 20 pikë ndërsa e gjithë skuadra nga kalifornia rrealizoi vetëm 18. Fundi i ndeshjes ishte dramatik për Clippers, të cilët gabuan 8 goditjet e funidt duke mos rrealizuar asnjë kosh në 3:52 minutat e fundit. Gabimet e shumta në tabelë dhe 54 pikët e rrealizuara nga Antetokounmpo ishin kryefjala e duelit që pa teksa ekipi i Bucks doli nga parketi me një fitore mjaft të rëndësishme.

Në Konferencën e Perëndimit ishte ndeshja mes Denver dhe Golden State ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e sportdashësve. Skuadra më e mirë e kësaj Konference, Nuggets, nuk pati shumë problem përballë kampionëve në fuqi. Steph Curry nuk mund të bënte dot asgjë përballë Nuggets pasi në parket i mungonin dy prej më të mirëve për Warriors siç janë Klay Thompson dhe Draymond Green. Për ekipin e Denver më i miri ishte Nikola Jokiç, autor i 22 pikëve, 14 topave në tabelë dhe 16 asistëve.

Ndeshjet NBA (3 Shkurt)

INDIANA PACERS-LOS ANGELES LAKERS 111-112

CLEVELAND CAVALIERS-MEMPHIS GRIZZLIES 128-113

NEW YORK KNICKS-MIAMI HEAT 106-104

CHICAGO BULLS-CHARLOTTE HORNETS 114-98

DALLAS MAVERICKS-NEW ORLEANS PELICANS 111-106

DENVER NUGGETS-GOLDEN STATE WARRIORS 134-117

MILWAUKEE BUCKS-L.A. CLIPPERS 106-105