RTSH Sport Live

NBA, Denver mund Memfis dhe “blindon” vendin e parë, Celtics në kolaps

  • 04/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Denver mund Memfis dhe “blindon” vendin e parë, Celtics në kolaps

Vetëm një javë pasi shpërdoruan avantazhin prej 27 pikësh në ndeshjen kundër Lakers, Nets bënë një magji në takimin me Boston duke i “djegur” avantazhin prej 28 pikësh nënkampioneve. Kurrë më parë në këtë sezon një ekip nuk kishte fituar pasi kishte kaluar me plot 28 pikë disavantazh. Sipërmarrja bëhet edhe më “titanike” nëse arrihet në “TD Garden”. Për ekipin nga Nju Jorku më I miri ishte Mikal Bridges, autor I 38 pikëve ndërsa kontribuar të vyer dhanë edhe Cameron Johnson (20 pikë), Spencer Dinwiddie (17 pikë) dhe Dorian Finney-Smith (17 pikë).

Kampionët në fuqi koleksionuan mbrëmë fitoren e pestë radhazi në pesë takimet e fundit të luajtura në shtëpi dhe në pritje të rikthimit të Steph Curry po bëhen gati për sulmin e madh mbi Konferencën e Perëndimit. Në takimin përballë Pelicans edhe një herë spikati Klay Thompson, i cili rrealizoi 27 pikë. Gjithashtu spikati edhe i riu Jonathan Kuminga, i cili kontribuoi me 19 pikë për të anuluar avntazhin prej 17 pikësh të kirjuar nga Pelicans.

Qyteti i Denverit ndodhet gati 1600 metra mbi nivelin e detit dhe ky “detaj” i mori frymën edhe lojtarëve të Grizziels, të cilët natën e kaluar u treguan të pafuqishëm përballë Jokiç me shokë. Edhe pse Ja Morant (27 pikë) dhe Desmond Bane (19 pikë) ishin në formë të mirë skuadra e Grizzlies nuk mundi të mbante ritmin e Nuggets. Për këta të fundit bëri diferencën Jokiç, autor i 18 pikëve, 18 topave në tabelë dhe 10 asistëve. Serbi nuk ishte i vetëm pasi Michael Porter Jr. (26 pikë) dhe Jamal Murray (22 pikë) i dhanë mundësi Denverit që të konsolidonte vendin e parë në konferencën e Perëndimit.

Ndeshjet NBA (4 Mars)

CHARLOTTE HORNETS-ORLANDO MAGIC 106-117

ATLANTA HAWKS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 129-111

BOSTON CELTICS-BROOKLYN NETS 105-115

MIAMI HEAT-NEW YORK KNICKS 120-122

CHICAGO BULLS-PHOENIX SUNS 104-125

OKLAHOMA CITY THUNDER-UTAH JAZZ 130-103

GOLDEN STATE WARRIORS-NEW ORLEANS PELICANS 108-99

SACRAMENTO KINGS-L.A. CLIPPERS 128-127

DENVER NUGGETS-MEMPHIS GRIZZLIES 113-97

LOS ANGELES LAKERS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 102-110