RTSH Sport Live

NBA, Filadelfia rimerr avantazhin në Boston, Jokiç “nënshtron” Suns

  • 10/05/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Filadelfia rimerr avantazhin në Boston, Jokiç “nënshtron” Suns

Sixers-at e Doc Rovers kanë befasuar mbrëmjen e kaluar me rrezultatin e arritur në “TD Garden” të Bostonit. Në periodën e tretë skuadra e Filadelfias ia doli që të bënte diferencën falë lojës të kolektivit dhe paraqitjes spektakolare të James Harden, autor i 17 pikëve, 8 topave të rikuperuar në tabelë dhe 10 asisteve. Numri një i Sixers nuk ishte i vetëm pasi në nivel të lartë ishte edhe Joel Mebiid, i cili rrealizoi plot 33 pikë. Nga ana tjetër për Boston “shpëton” i përhershmi Tatum, i cili mbylli takimin me 36 pikë në llogari. Ndeshja e radhës do të luhet në Filadelfia ku Sixers me faktorin fushë kanë shansin e artë që të eleminojnë njërën prej favoriteve për të fituar trofeun.

Gabimin e Bostonit nuk e bëri skuadra e Denverit, e cila në fushën e saj mundi Suns për të ruajtur kështu avantazhin e fushës në këtë seri, e cila i jep të drejtën njërës prej skuadrave që të shkojë në finalen e Konferencës të Perëndimit. Protagonist i takimit ishte “Joker” Jokiç, i cili mbylli duelin me 29 pikë, 13 topa të rikuperuar në tabelë dhe plot 12 asiste. Jokiç nënshtroi mbrojtjen e Finiks me shumë lehtësi duke u krijuar mundësi shokëve që të rrealizonin pikë në seri (25 për Bruce Broën, 19 për Michael Porter Jr., 19  për Jamal Murray).

Post sezoni NBA

BOSTON CELTICS-PHILADELPHIA 76ERS GARA-5 103-115 (2-3)

DENVER NUGGETS-PHOENIX SUNS GARA-5 118-102 (3-2)