RTSH Sport Live

NBA, fluturojnë Raptors e Sixers

  • 04/11/2021
  • |
  • Basketboll
NBA, fluturojnë Raptors e Sixers
Emrat e mëdhenjkanë filluar të bëhen seriozë

Filadelfia, Brooklyn, Dallas, Golden State dhe Clippers nuk gabojnë në natën e NBA, emrat e mëdhenj kanë filluar të bëhen seriozë. Suksesi i katërt radhazi në lindje për Sixers, të cilët gjejnë me Seth Curry (22 pikë) 10” 7 nga sirena koshin vendimtar ndaj Çikagos (103-98). Joel Embiid rikthehet në pesëshe (18 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime), DeRozan (37 pikë e 10 kërcime) dhe LaVine (27 pikë) nuk mjaftojnë për Bulls.

Ka nisur të ingranohet edhe Brooklyn, në një seri pozitive prej tre ndeshjesh: 117-108 me 32 pikë nga Kevin Durant, 13 prej të cilave në 20-4 në fund të periodës të tretë që në fakt I jep drejtim garës. Paraqitje të shkëlqyera edhe nga Harris (18 pikë me gjashtë treshe) dhe Harden (16 pikë dhe 11 asistime), Hunter më i miri i Haëks (26 pikë) ku Danilo Gallinari nuk shkëlqen: 7 pikë me 3/7 nga fusha ( 1/4 nga harku), tre kërcime dhe një asistim në 16 minuta përdorim.

Pesë fitore në pesë garat e fundit edhe për Toronton (109-100 ndaj Uashington, 33 pikë nga Fred VanVleet) ndërsa Nju Jorku mposhtet nga  Myles Turner: 25 pikë me 7/10 nga tre, dhe 13 kërcime në 111-98 me të cilin Indiana i dërgon Knicks në nokaut (23 pikë Barrett, 18 + 14 për Randle).