RTSH Sport Live

NBA, Golden Stejt fitojnë me polemika në Dallas, Lakers shtangin Suns-at

  • 23/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Golden Stejt fitojnë me polemika në Dallas, Lakers shtangin Suns-at

Kampionët në fuqi befasuan për mirë natën e kaluar duke koleksinuar fitoren e dytë radhazi në transfertë për herë të parë në të gjithë sezonin. Formacioni i drejtuar nga Steve Kerr duket se po vërteton zërat e specialistëve të cilët konstatojnë se “duket në momentin që duhet”. Triumfi në Dallas ishte jetik për Warriors pasi rrezikonin të humbnin një vend në “post season” në rast humbjeje pasi kishin përballë ekipin që i konkuronte për pozicionet e rëndësishme në Konferencën e Perëndimit. Lojtari i ndeshjes ishte Green, i cili mbylli duelin me tre numra dyshifrorë ndërsa një kontribut të madh e dha edhe Steph Curry me 20 pikë. Sa i përket ekipit të Dallas-it kjo humbje nuk u pranua me lehtësi nga presidenti Cuban, i cili në fund të takimit bëri me dije se do të kërkonte hetim nga NBA për koshin polemik të shënuar nga Golden Stejt në fundin e periodës së tretë.

Fitore jetike për vazhdimësinë e sezonit mori edhe skuadra e Lakers duke mundur Susns pas plot gjashtë humbjesh radhazi në duelet direkte. Anthony Davis ishte më i miri me 27 pikë dhe 9 topa në tabelë ndërsa D’Angelo Russell koleksinoi 26 pikë, një më shumë se surpriza e sezonit Austin Reaves. Kjo humbje i komplikon planet e Suns për “post season”. Formacioni nga Arizona momentalisht mban vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit, por Clippers dhe të gjithë të tjerat janë më afër se kurrë.

Ndeshjet NBA (23 Mars)

MEMPHIS GRIZZZLIES-HOUSTON ROCKETS 130-125

WASHINGTON WIZARDS-DENVER NUGGETS 104-118

MILWAUKEE BUCKS-SAN ANTONIO SPURS 130-94

MIAMI HEAT-NEW YORK KNICKS 127-120

DALLAS MAVERICKS-GOLDEN STATE WARRIORS 125-127

TORONTO RAPTORS-INDIANA PACERS 114-118

CHICAGO BULLS-PHILADELPHIA 76ERS 91-116

MINNESOTA TIMBERWOLVES-ATLANTA HAWKS 125-124

UTAH JAZZ-PORTLAND TRAIL BLAZERS 115-127

LOS ANGELES LAKERS-PHOENIX SUNS 122-111