RTSH Sport Live

NBA, Golden Stejt me Batler merr fitoren e katërt në pesë takime

  • 22/02/2025
  • |
  • Basketboll
NBA, Golden Stejt me Batler merr fitoren e katërt në pesë takime

Xhimi Batler duket se ka qenë pjesa e pazëllit që i mungonte Golden Stejtit për tu futur mes pretendenteve për titull. Që prej momentit kur ish-basketbollisti i Majemit ka mbërritur në San Francisko ekipi i drejtuar nga Stiv Kerr ka marrë 4 fitore në pesë takime.

Mbrëmjen e kaluar ishte radha e Sakramentos për të provuar forcën e formacionit të Kërrit me shokë. Skuadra kaliforniane arriti të mposhte Kings me shifrat 132-106 ndërsa plot katër lojtarë rrealizuan më shumë se 20 pikë (Kërri 20, Podziemski 21, Mudi dhe Hield 22). Ndërsa Batler kontribuoi me 17 pikë.