RTSH Sport Live

NBA, Harden humbet përballë LeBron dhe mendon lamtumirën

  • 13/01/2021
  • |
  • Basketboll
NBA, Harden humbet përballë LeBron dhe mendon lamtumirën
"Mjekra" fundoset së bashku me Rockets dhe deklaron: Situatë e padurueshme. Fitore për Nets ndaj Denver, Utah Jazz poshtëron Cavs

Rockets kundër Lakers jo vetëm që konfirmuan epërsinë e LeBron James, i cili e tërhoqi ekipin e tij në fitoren 117-110, por gjithashtu konfirmoi dëshirën e James Harden për të ndryshuar ambjent. "Situata është e padurueshme", tha ai, duke lënë të nënkuptohet se valixhja është gati. Sixers mundën Miami 137-134 falë super performancës së Joel Embiid, autor i 45 pikëve.

Kthim te suksesi në këtë mbrëmje të NBA-së edhe për Nets, 122-116 ndaj Denver, për të harruar mbrëmjen e Cavs, të cilët në shtëpi pësojnë një disfatë të rëndë ndaj Utah Jazz me një diferencë shumë të lartë: 117-87. Gjithashtu, një tronditje në shtëpi edhe për Golden State, 104-95 me Pacers. Renditja, në lindje Boston komandon, ndjekur nga Sixers; në perëndim Lakers, i ndjekur nga Utah Jazz.