RTSH Sport Live

NBA, Joel Embiid fiton çmimin si "MVP" për sezonin 2022-23

  • 03/05/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Joel Embiid fiton çmimin si "MVP" për sezonin 2022-23
Momenti kur Embiit mësoi lajmin, u afrua nga shoku i skuadrës Harden

Joel Embiid i Filadelfia 76ers fitoi mbrëmë çmimin “Most Valuable Player” (Lojtari më i Vlefshëm i Sezonit) duke lënë pas basketbollistë si Nikola Jokiç i Denver Nuggets dhe Giannis Antetokounmpo i Miluoki Bucks. Për qendrën e Sixers ky ishte vlerësimi më i madh që ka marrë në nivel personal.

Joel Embiid u prek teksa mësoi se ishte ai lojtari më i votuar si “MVP”. Ai ndoqi ceremoninë e NBA së bashku me shokët e skuadrës në hollin e hotelit në Boston, ku aktualisht Filadelfia ndodhet pasi sot në orën 02:00 të mëngjesit do të luajë takimin e dytë me ekipin e Celtics. Duel ky që vlen një vend në finalen e Konferencës të Lindjes.

Për herë të parë, në vitin e tij të 20 në NBA, LeBron James nuk mori asnjë votë për çmimin “MVP”. Sezoni i rregullt për yllin e Lakers ka qenë mjaft i vështirë pasi kaloi disa probleme fizike, të cilat e detyruan që të mungonte në shumë takime.