Grizzlies morën fitoren e 11 radhazi në një ndeshje kur Cavs i rikuperuan 19 pikë. Memphis mundën Cavaliers falë koshave të rrealizuar në minutën e fundit. Për Memphis bëri diferencën dyshja Desmond Bane (25 pikë) dhe Ja Morant (24 pikë).
Hapin e Grizzlies në Konferencën e Perëndimit po e mban vetëm skuadra e Nuggets. Për të bërë që Timberwolves të dorëzoheshin mendoi Jamal Murray, i cili rrealizoi 28 pikë duke spikatur mes të tijve së bashku Jokiç (31 pikë). Për Minesotën më të mirët ishin Jaden McDaniels (18 pikë) dhe Anthony Edëards (16).
Nga ana tjetër Lakers nuk ditën të administronin avantazhin e krijuar përballë Kings, të cilët nuk rreshtuan në fushë Domantas Sabonis për shkak të gripit. 70 sekonda nga fundi Lakers gjetën barazimin por Sakramento fitoi falë koshit dhe faullit që fitoi Harrison Barnes në fund.
Ndeshjet NBA (19 Janar)
MEMPHIS GRIZZLIES-CLEVELAND CAVALIERS 115-114
NEW YORK KNICKS-WASHINGTON WIZARDS 105-116
DALLAS MAVERICKS-ATLANTA HAWKS 122-130
NEW ORLEANS PELICANS-MIAMI HEAT 98-124
HOUSTON ROCKETS-CHARLOTTE HORNETS 117-122
UTAH JAZZ-L.A. CLIPPERS 126-103
OKLAHOMA CITY THUNDER-INDIANA PACERS 126-106
DENVER NUGGETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 122-118
LOS ANGELES LAKERS-SACRAMENTO KINGS 111-116