Rrezultati më befasues i mbrëmjes erdhi nga Los Anxhelos ku Lakers mundën në shtëpi ekipin e Grizzlies, të cilët numëronin 11 fitore radhazi. Heroi i ndeshjes për Lakers ishte gjermani Dennis Schröder, i cili bllokoi topin në sekondat e fundit dhe shënoi edhe një tre pikësh 7.6 sekonda nga fundi. Më pas për miqtë nga Memphis përgjegjësinë për të barazuar rrezultatin e kishte Brandon Clarke, i cili rrealizoi vetëm njërën nga dy goditjet e lira që kishte në dispozicion.
Fitore surprizë morën edhe Golden State Warriors. Steve Kerr kishte vendosur që të kursente disa prej titullarëve nga transferta e vështirë e Boston-it dhe në fushën e Kliveland nuk uli në stol Curry, Thompson, Green e Wiggins. Ekipi kampion në fuqi befasoi të gjithë duke mundur në shtëpi njërin prej skuadrave më të mira në fushën e vet siç është Cleveland. Protagonist të takimit për ekipin nga San Francisko ishin Jordan Poole (32 pikë) Donte DiVincenzo (17 pikë) dhe Kevon Looney (rikuperoi 17 topa në tabelë).
Ndeshjet NBA (21 Janar)
ORLANDO MAGIC-NEW ORLEANS PELICANS 123-100
ATLANTA HAWKS-NEW YORK KNICKS 139-124
CLEVELAND CAVALIERS-GOLDEN STATE WARRIORS 114-120
DALLAS MAVERICKS-MIAMI HEAT 115-90
SAN ANTONIO SPURS-L.A. CLIPPERS 126-131
DENVER NUGGETS-INDIANA PACERS 134-111