RTSH Sport Live

NBA, Lakers fluturojnë në perëndim. Natë jo për Curry

  • 11/01/2021
  • |
  • Basketboll
NBA, Lakers fluturojnë në perëndim. Natë jo për Curry
Për kampionët në fuqi, suksesi i tetë nga 11, i gjashti në 7 garat e fundit. Vetëm 11 pikë për yllin e Golden State, që përsëri arrin të mposhtë Toronton

Houston duhet të përkulet para Lakers (120-102), i udhehequr nga Davis i zakonshëm (27 pikë) dhe James (18 pikë) në një garë nervoze, me nga një të përjashtuar për secilën eksuadër  (Markieff Morris për verdhevjollcët dhe Cousins për Rockets). Për kampionët në fuqi të NBA, të renditur në krye në Perëndim, kjo është fitorja e tetë nga 11, e gjashta në 7 garat e fundit. Ndjek Clippers, që fitoi 130-127 ndaj Chicago falë Kawhi Leonard, i cili nënshkroi 35 pikë, paraqitja më e mirë e sezonit, dhe kap 10 mijë pikë në karrierën e tij. Forca e katërt e Konferencës Perëndimore konfirmohet Utah, e cila në çerekun e parë hedh bazat e suksesit kundër Detroit (96-86), falë edhe një Donovan Mitchell i cili nënshkruan 13 nga 28 pikët e tij në 12 minutat e para të ndeshjes.

Golden State nënshkruan 106-105 në Toronto, ndërkohë që Stephen Curry ishte në një mbrëmje jo(11 pikë). Minesota i kthehet suksesit pas 7 humbjeve radhazi (96-88 ndaj San Antonio, 27 pikë nga Russell), ndërsa Denver vazhdon të rritet (114-89 kundër New York, 22 pikë Jokic) Pavarësisht 36 pikëve të Kevin Durant, Brooklyn (pa Irving) koleksionon humbjen e dytë radhazi, 129-116 nga Oklahoma City Thunder, qëi dërgon gjashtë lojtarë në dy shifra (më i miri është Gilgeous-Alexander me 31 pikë).

Ndeshja midis Boston dhe Miami është shtyrë për shkak të Covid, me shtatë lojtarë të padisponueshëm secilën skuadër. Kjo është ndeshja e dytë këtë sezon që shtyhet për shkak të virusit pas asaj të 23 dhjetorit të kaluar midis Houston dhe Oklahoma City.