Përleshje dhe gjak, Detroit Pistons-Los Angeles Lakers (116-121) ndizet në çerekun e tretë për një bërryl të LeBron James në fytyrën e Isaiah Stewart. Në natën e sezonit të rregullt të NBA, numri 28 i mikpritësve nuk pranoi faljen e kampionit të Lakers, duke shkaktuar një maksi-sherr që përfshiu lojtarët në fushë. LeBron u përjashtua, por Lakers gjithsesi fituan me 56 pikë në total të shënuar nga dyshja Davis-Westbrook.
Chicago Bulls kap Brooklyn Nets në krye të Konferencës Lindore duke mposhtur Neë York Knikcs 109-103, Suns mposhtin Denver Nuggets 126-97 me 22 pikë nga Johnson dhe marrin fitoren e 12-të radhazi, ndërsa Los Angeles Clippers kapërcen Dallas Mavericks 97-91. Fiton Golden State kundër Toronto Raptors: 119-104.