RTSH Sport Live

NBA, Lillard shënon 71 pikë, Lakers dhe GSW rrealizojnë përmbysje të mëdha

  • 27/02/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Lillard shënon 71 pikë, Lakers dhe GSW rrealizojnë përmbysje të mëdha

Lillard, Lillard dhe vetëm Lillard! Është e pa mundur që të komentosh në një tjetër mënyrë fitoren e arritur nga vendasit e Portland përballë Hjustonit. Pas dy humbjeve radhazi ekipi i Blazers mori një sukses të rëndësishëm përballë Rockets. Me këtë triumph ekipi i Portland mbetet skuadra e parë në renditje mes ekipeve që aspirojnë të jenë pjesë e play-in në Konferencën e Perëndimit. Sa i përket takimit gjithçka ishte nën tempin e “Dame Time”. Këtë sezon pas Donovan Mitchell (për Cavs) edhe Damian Lillard arriti që të rrealizojë plot 71 pikë në një ndeshje të vetme. Lillard, në ndeshjen përballë Hjustonit, u bë lojtari i tetë në historinë e NBA që shënon të paktën 70 pikë në një takim të vetëm.

Në Dallas ishin vizitorë Lakers dhe në prag të ndeshjes dukej se gjithçka fliste për ekipin vendas. Madje kur ekipi nga Los Anxhelos ishte 27 pikë pas vendasve atëherë të gjithë menduan se parashikimi kishte qenë i drejtë, por ADN-ja prej kampionësh e klubit të Lakers “zbutën” Mavs duke i mundur në parketin e tyre. Më i miri i mbrëmjes për Lakers ishte Jarred Vanderbilt, i cili mbrojti mjaft mirë Donçiç duke e limituar sllovenin, icili shënoi vetëm 15 pikë.

Fitore me shumë vlera morën edhe kampionët në fuqi të Golden State. Skuadra nga San Francisko u shfaq në parket pa tre yje (Curry, Green e Wiggins) në një duel ku përballë kishte një skuadër rivale për Play-off. Edhe mbrëmë ashtu sin ë ndeshjen kundër Hjustonit, ishte Klay Thompson lojtari i ndeshjes. Pa “binjakun” e tij në fushë lojtari i Warriors rrealizoi plot 32 pikë. Thompson shënoi një tre pikësh deciziv kur nga sirena mungonin ende 2:05 minuta duke bërë që Minesota të dorëzohej plotësisht edhe pse për një kohë të mirë të lojës e kontrolloi rrezultatin duke qenë në avantazh.

Ndeshjet NBA (26-27 Shkurt)

MILWAUKEE BUCKS-PHOENIX SUNS 104-101

ATLANTA HAWKS-BROOKLYN NETS 129-127

CHICAGO BULLS-WASHINGTON WIZARDS 102-82

DALLAS MAVERICKS-LOS ANGELES LAKERS 108-111

CLEVELAND CAVALIERS-TORONTO RAPTORS 118-93

PORTLAND TRAIL BLAZERS-HOUSTON ROCKETS 131-114

OKLAHOMA CITY THUNDER-SACRAMENTO KINGS 115-124

GOLDEN STATE WARRIORS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 109-104

DENVER NUGGETS-L.A. CLIPPERS 134-124 Kohë shtesë