RTSH Sport Live

NBA: Miluoki, në pritje të titullit

  • 20/07/2021
  • |
  • Basketboll
NBA: Miluoki, në pritje të titullit
Finiks, gati për t’i prishur festën

50 vjet më pas Miluoki është gati për të festuar. Në qytet është një atmosferë e veçantë, fitorja ne finalen e pestë i ka dhënë mundësinë që me një fitore të vetme të ngrejë trofeun që mungon që nga 1971. Finiks për herë të parë në play off-in e këtij viti përballet me një ndeshje ku mund të eleminohet dhe ndodh pikërisht në një parket shumë të vështirë, atë të Miluokit. “Ajo që po ndodh në qytet është fantastike, - tregon Janis. Por ne nuk mund të ndikohemi, duhet të ruajmë përqëndrimin, dhe nese gjithçka do shkojë mirë, do mendojmë për të festuar”.

Në lidhje me zonën jashtë pallatit të sportit mendohet që për finalen e gjashtë të jenë të pranishëm 65 mijë tifozë  duke e ndjekur në ekranin e madh. Jo vetëm kaq, gjithashtu skuadra e Baseball Miluoki Breëers, duke kuptuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ka spostuar takimin që duhej të luhej në të njëjtën ditë, për një datë tjetër. Finiks natyrisht që do të dojë tja prishi festën Miluokit dhe ta çojë për një ndeshje të shtatë, në Arizona.

Por kanë marrë tri humbje rresht dhe në dy ndeshjet e fundit ekuilibrat kanë ndryshuar falë mbrotjes së Miluokit. “Kemi humbur dy ndeshje që sigurisht mund ti kishim fituar- thotë Devin Buker. Kemi shumë besim në mjetet që kemi, jemi përgatitur në mënyrën më të mirë për finalen e gjashtë”.