RTSH Sport Live

NBA, Nju Jork mundin Bostonin pas dy kohësh shtesë, rilindin Clippers

  • 06/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Nju Jork mundin Bostonin pas dy kohësh shtesë, rilindin Clippers

Knicks nuk ndalen duke koleksionuar fitoren e 9 radhazi duke mundur sërish Celtics, por kësaj here falë një beteje epike që zgjati plot 58 minuta. Deciziv në fund të takimit rrezultoi gabimi i Al Horford, i cili në të rënë të sirenës gaboi koshin për tre pikë që do t’i jepte fitoren ekipit të Boston. Për skuadrën në fjalë kjo ishte humbja e tretë në katër takimet e fundit. Sa i përket ekipit të Nju Jorkut, heroi i takimit ishte Immanuel Quickley, i cili qëndroi në parket për plot 55 minuta duke rrealizuar 38 pikë. Për Knicks zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë edhe Julius Randle (31 pikë) dhe RJ Barrett (29 pikë).

Natën e kaluar Clippers morën një fitore rokamboleske përballë ekipit të Memfisit. Ekipi nga Los Anxhelos arriti që të rikthehej tek fitorja pas plot 5 humbjesh radhazi falë një periode të katërt magjike ku mundën që të përmbysnin ekipin e Memfisit. Me forcën e dëshpërimit të zotët e shtëpisë në periodën e katër arritën një parcial pikësh 24-2 falë paraqitjes të mrekullueshme të Paul George dhe Kaëhi Leonard.

George ishte autor 42 pikëve ndërsa Leonard i 34.

Ndeshjet NBA (5-6 mars)

DALLAS MAVERICKS-PHOENIX SUNS 126-130

LOS ANGELES LAKERS-GOLDEN STATE WARRIORS 113-105

CHICAGO BULLS-INDIANA PACERS 122-125

BROOKLYN NETS-CHARLOTTE HORNETS 102-86

ORLANDO MAGIC-PORTLAND TRAIL BLAZERS 119-122

HOUSTON ROCKETS-SAN ANTONIO SPURS 142-110

OKLAHOMA CITY THUNDER-UTAH JAZZ 129-119

WASHINGTON WIZARDS-MILWAUKEE BUCKS 111-117

NEW YORK KNICKS-BOSTON CELTICS 129-131 2 kohë shtesë

L.A. CLIPPERS-MEMPHIS GRIZZLIES 135-129