RTSH Sport Live

NBA, përcaktohen çiftet finaliste

  • 16/05/2022
  • |
  • Basketboll
NBA, përcaktohen çiftet finaliste
Dallas-Golden State e Miami-Boston

Boston Sëlltiks ka fituar ndeshjen e 7-të me Miluoki Baks 109-81 duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 4-3. Kampionët në fuqi, baks, kanë mundur të rezistojnë vetëm një pjesë loje, por më pas nervat kanë bërë të tyren. Vendasit realizojnë 22 trepikësha nga 55 përpjekje, duke hedhur në erë planin mbrojtës të Baks. Miqtë nga ana tjetër, nxjerrin performancën më të keqe të mundshme. Kampionët në fuqi shënojnë vetëm 4 nga 33 treshe të tentuara në ndeshje, vetëm një në të gjithë pjesën e dytë. Bostoni rikthehet me meritë të plotë në finalet e konferencës për herë të katërt në gjashtë vitet e epokës Tatum-Brown, një pengesë që deri më tani ka rezultuar e patejkalueshme për bardhezinjtë në tre të mëparshmet. Tashmë ata do të përballen me Miami Hiit.

Nuk ka fare rivalitet në sfidën tjetër Phoenix Suns-Dallas Mavericks. Miqtë fitojnë ndeshjen e 7-të, 90-123 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3-4.  Ata përfitojnë nga një mbrëmje të tmerrshme, përsa i përket saktësisë së gjuatjeve të për ta thelluar diferencën në pikë deri në 30. Eshtë Doncic ai që udhëheq Dallas që në minutat e para të ndeshjes drejt fitores. Dallas tashmë do të ndeshet me Golden State në finalet e Konferencës.