Ekipi kampion i NBA pësoi mbrëmë humbjen e dhjetë radhazi larg parketit të vet. Këtë herë ishin Haëks ndëshkuesit e formacionit të Steve Kerr. Më të mirët për formacionin e Atlantas ishin Trae Young (25 pikë dhe 12 asist), John Collins (22 pikë) dhe Onyeka Okongëu (19 pikë). Me këtë fitore skuadra e Atlantas mban vendin e tetë në Konferencën e Lindjes.
Drejt fazës kulminante të sezonit po shkon në formë mjaft të mirë skuadra e Filadelfias. Për Sixers ajo e mbrëmshmja përballë Sharlot ishte fitorja e shtatë radhazi. Joel Embiid bëri ligjin në parketin e Hornets duke rrealizuar plot 38 pikë në vetëm 29 minuta lojë ndërsa James Harden rrealizoi 11 pikë, 10 asist dhe 11 topa në tabelë.
Në Kaliforni humbja e Lakers përballë Dallas ishte e beftë pasi ekipi i Dallasit e arriti vetëm në sekondat e fundit falë një goditje për tre pikë nga ana e Maxi Kleber. Edhe pse për ekipin teksan mungonte Luka Donçiç, Lakers nuk mundën të përfitonin.
Ndeshjet NBA (18 Mars)
CHICAGO BULLS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 139-131 (2 kohë shtesë)
CLEVELAND CAVALIERS-WASHINGTON WIZARDS 117-94
PORTLAND TRAIL BLAZERS-BOSTON CELTICS 112-126
SAN ANTONIO SPURS-MEMPHIS GRIZZLIES 120-126 (kohë shtesë)
ATLANTA HAWKS-GOLDEN STATE WARRIORS 127-119
HOUSTON ROCKETS-NEW ORLEANS PELICANS 114-112
CHARLOTTE HORNETS-PHILADELPHIA 76ERS 82-121
LOS ANGELES LAKERS-DALLAS MAVERICKS 110-111