RTSH Sport Live

NBA, Portland befason Toronton. Uashingtoni fiton pa Westbrook

  • 12/01/2021
  • |
  • Basketboll
NBA, Portland befason Toronton. Uashingtoni fiton pa Westbrook
 McCollum u jep fitoren Trail Blazers përballë Raptors. Sacramento dhe Atlanta fitojnë, Cleveland mundet nga Memphis

Një goditje befasuese nga McCollum i jep Portlandit fitoren në fushën e Torontos: 112-111 rezultati përfundimtar. Për skuadrën vendase nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Siakam (23 pikë). Trail Blazers, të udhëhequr nga Lillard (23 pikë) dhe vetë McCollum (30 pikë), marrin fitoren e tretë radhazi.

Sacramento ka më të mirë se Indiana Pacers 127-122: Barnes (30 pikë) e bën të padobishme edhe një tjetër performancë të shkëlqyer nga Sabonis (28 pikë). Atlanta Hawks dalin nga kriza dhe pas katër humbjeve radhazi, mundin Filadelfian 112-94: Trae Young vendos 26, ndërsa Embid i zakonshëm (24 pikë) nuk është i mjaftueshëm për 76ers.

Përsëri një performancë e mirë nga Hornets që fitojnë ndaj Knicks për 109-88, Haywar luan me 34 pikë, ndërsa Uashingtoni pa Westbrook “palos” Phoenix Suns 128-107: performancë e shkëlqyer nga Beal (34 pikë) Milwaukee fiton ndaj Orlando 121-99: Magic, megjithë 28 pikë të Vucevic, kapitulloi nën goditjet e Antetokoumpo (22 pikë për grekun).

Nga ana tjetër, Memphis, falënderon çiftin kanadez Brooks-Clarke (22 dhe 15 pikë) dhe mundi Cavs, për të cilët Drummond nuk është i mjaftueshëm(22 pikë).